Prej thuajse 4 javesh uji eshte shnderruar ne Zot ne fshatin e Obotit. Ndonese niveli i ujit ne gjithe territorin e Shkodres ka njohur ulje, ne Obot nje realitet i tille eshte i paprekshem.

Aty banoret jane ne meshire te mjeteve lundruese per te komunikuar me pjesen tjeter, ndersa te mbjellat ne tokat e tyre bujqesore ia ka marre lumi ne kuptimin e plote te fjales. Ato zor se mund te llogarisin demet , pasi ne thellesine e ujit cdo gje konsiderohet e humbur.

Nga te dhenat zyrtare ne kete fshat jane 150 banesa te izoluara nga uji , ndersa te dy ujesjellesit e zones ,si Oblika 1 ashtu dhe Oblika 2 jane jashte funksioni, cka tregon se keto banore rrethohen nga uji por nuk kane uje per te pire.

Femijet e ketij fshati prej 1 muaji nuk shkojne ne shkolle ndersa te semuret ne cdo rast emergjent duhet te perdorin varkat per qarkullim.

Qe ne diten e pare te shfaqjes se ujit banoret kane akuzuar keqmenaxhimin e ujrave hidrik ne hidrocentrale per kete situate, dhe sot me shume se kurre ato fajsojne shtetin per mos shpalljen e emergjences civile ne kete situate qe vec e zakonte nuk mund te quhet.