Fshati Obot i njësisë Ana e Malit duket se është në ditët më të vështira jo për përmbytje sic zakonisht jemi mësuar të degjojmë lajme nga kjo zonë por për një tjetër problematikë po aq serioze që ka të bëjë me largimin e braktisjen që të rinjtë po I bëjnë fshatit .

Të pashpresë se mund të punojnë tokën për shkak të përmbytjeve të njepasnjeshme dhe problemet financiare që krijon kjo situatë të rinjt janë me sytë nga emigracioni.

Pjesa më e madhe e rinisë është larguar drejt vendeve të Europës me shpresën për një të ardhme sa më të mirë. Kryeplaku i fshatit Obot Gregor Pemaj deklaron se rinia e ka braktisur fshatin sepse s’ka siguri dhe as të ardhme.

Ai pranon se demet e permbytjeve kane bere qe te rinjte dhe mosha e mesme te braktisin fshatin.

Tokat ende duken se janë të mbuluara nga llumi I përmbytjeve .Fushat në të cilat janë kultivuar kulturat bujqësore sot janë djerrë.

Bujqësia është në nivele shumë të ulëta.Sipas banorëve se kostot janë më të larta se fitimet kur korrin prodhimin. Fshati i cili dikur ishte porte lidhese me europen sot ka mbetur i mjere.