Përkeqësohet situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Oboti është kthyer në gjendje emergjence.

Rruga kryesore është e pakalueshme për mjetet e tonazhit të lartë dhe lëvizja bëhet përmes varkave të ushtrisë të cilat transportojnë banorët nga njëra anë në tjetrën.

Në rrugën e Obotit niveli i ujit arrin ne disa vende deri në mbi një metër dhe ka tendencë rritje në mënyrë të vazhdueshme.

Ushtarët e repartit të Vau Dejesit ju vijnë në ndihmë banorëve ndërsa këta të fundit thonë se situata është e rëndë në fshat

Aktualisht raportohen mbi 1200 hektar tokë hektarë nën ujë në njësinë Ana e Malit Sipas banorëvë është rritur ndjeshëm niveli i ujit gjatë mbëmjes.Hapja e portave të hidrocentraleve ka zgjeruar sipërfaqja e tokës nën ujë.