Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroidet e Lira ulin rrezikun e vdekjes tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.

Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim të forte për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus, por jo tek ata me raste më të buta. Udhëzimet bazohen tek rezultatet e tetë provave klinike me 7,184 pjesëmarrës. Një nga këto studime u publikua të mërkurën dhe përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

I koordinuar nga Instituti Kombëtar britanik për Studime Shëndetësore, ai është pjesë e përpjekjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të bërë me shpejtësi prova me ilaçe të ndryshme.

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

Rezultatet e studimit, të botuara në ‘JAMA’, treguan se për çdo 100 pacientë të trajtuar tetë jetë do të shpëtoheshin. Në qershor në Mbretërinë e Bashkuar u provua se një steroid i quajtur deksametazon mund të shpëtojë jetën e pacientëve Covid që janë në gjendje të rëndë

Studimi i fundit tregon se edhe një tjetër steroid, hidrokortizoni, është po aq efektiv sa deksametazoni. Prof Anthony Gordon, nga ‘Imperial College’ në Londër tha se më pak se gjashtë muaj nga fillimi I pandemisë, kemi gjetur prova të qarta dhe të besueshme në provat klinike për këto dy ilaçe”.

Rezultatet në 1,703 pacientë treguan: 40% vdiqën kur iu dha vetëm trajtim standard kurse 32% e tyre vdiqën kur u trajtuan me steroid

Steroidet qetësojnë inflamacionin dhe rrisin sistemin imunitar, për këtë arsye ata përdoren për të sëmurët nga artriti, ata me asmë si dhe në disa infeksione të rënda.

Steroidët e lire nuk mendohet të jenë të dobishëm te pacientët e prekur lehtë nga Covid, kur simptomat janë kollë, ethe ose një humbje e shijes dhe nuhatjes

Mjekët tashmë po përdorin për trajtim deksametazon-in por shpresa është që edhe ilaçe të ndryshme do të rrisin mundësitë e trajtimit në të gjithë botën.