Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH njofton se nëse arrin që të mbash frymën për 10 sekonda pa u djersitur, nuk do të thotë aspak se je i përjashtuar nga fakti se mund të kesh Covid-19.

Në njoftimin e OBSH-së saktësohet se ndryshe nga se thuhet ne rrjetet sociale, asnjë lloj shenje nuk tregon nëse ke apo jo koronavirusin.

Postimi i OBSH në Shqipëri:

FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

👉 https://bit.ly/2QRSpos

#COVID19 #NjihuMeFaktet