Grupi Ocean Cleanup (Pastrimi i Oqeanit), i nisur nga 23-vjeçari Boyan Slat, është më afër vendosjes së teknologjive të saj të përparuara për të çliruar oqeanet prej 1.8 trilionë copë mbeturinash plastike në Oqeanin Paqësor.

Një tub gjigant lundrues, rreth 2.000 metra i gjatë, do të shërbejë si një pengesë në formën U për të ndihmuar në kurthimin e plastikës.Kjo strukturë është mjaft fleksibile për t’u përhapur me valët e oqeanit dhe është bërë nga plastika HDPE.

Pjesa e parë e sistemit është aq e gjatë sa një fushë futbolli dhe do të lidhet me sistemin më të madh pas testit të tërheqjes lokale, ndërsa testi përfundimtar 200 milje në det do të ndodhë pas përfundimit të montimit.

Pastruesi i Oqeanit ka kryer tashmë 6 ditë nga testi i tij i cili konsiston në një anije që tërheq si një rimorkio, një mbledhës për mbetjet plastike në hapësirën e oqeanit. Sistemi i mbledhjes do të ndjekë një model rreth 50 milje detare jashtë Golden Gate.

Inxhinierë t do monitorojnë në mënyrë aktive dhe gjithashtu të regjistrojnë përgjigjet e sistemit për të na ndihmuar ne të gjejmë drejtimin më të sigurt dhe më efektiv për të transportuar.

Sapo njësia të kthehet, puna me sistemin do të vazhdojë dhe në thelb do të shkurtojmë sistemin në gjysmë dhe do të vendosim 480 metra të mbetur të tubit në dy seksione prej 60 metrash, thotë Ocean Cleanup.

Gjithashtu ata shprehen se do të përgatisin Sistemin 001 për provat e Paqësorit që do të zhvillohen në ujërat ndërkombëtare, 220 deri në 240 milje detare jashtë bregut nga San Francisko dhe kjo mund të zgjasë deri në dy muaj.