Rasul Mislaev, terroristi rus që u kap në Shqipëri nga agjentët e antiterrorit, do udhëtojë nesër në drejtim të vendit të origjinës Rusisë.

Agjentët e policisë ruse, kanë mbëritur në aeroportin e Rinasit në Shqipëri ditën e sotme, për të marë Rasul Mislaev dhe transportuar atë në Rusi.

Në sallën e gjyqit Mislaev, është shprehur se nuk është terrorist, dhe se “terrorist është presidenti rus Vladimir Putin”. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste dhe në kampin e Kareçit ku u mbajt në Shqipëri ai prezantohej si “Maradona”.

Tashmë me ardhjen e Rusëve në Shqipëri, Mislaev do transferohet në Rusi për tu përballur me akuzat e ngritura nga drejtësia e këtij shteti.

Artikulli paraprakTRAFIKU I 1.3 TON KOKAINË, KAPET NJË SHQIPTAR NË ITALI DHE NJË GREK NË GREQI
Artikulli tjetërVRASJA NË GJERMANI PO HETOHET SI RAST TERRORIST, 5 NGA TË VRARËT ISHIN SHTETAS TURQ