Viti i ri shkollor po afron dhe prindërit nuk duhet të harrojnë vizitat e femijëve tek okulistët. Konkretisht këta të fundit thonë se vizitat e fëmijeve duhet të nisin që tek femijwt e porsalindur si dhe tek ato parashkollor dhe shkollor e cila është e detyrueshme tashme.

Okulistët bëjnë apel për kyerjen e vizitës para nisjes së vitit shkollor pasi është mjaft e domosdoshme për shikimin e fëmijëve e për pasojë dhe lehtësimin e procesit të të mësuarit tek ato.

Kryerja e vizitës tek mjeku okulist, tashmë, është bërë me detyrim për të gjithë fëmijët të cilët nisin klasën e pare. Strabizmi dhe anomalitë e refraksionit janë patologjitë më të shpeshta të shikimit, në moshat e vogla.

Nëse këto sëmundje nuk kapen herët, atëherë bëhen problematike dhe vështirësojnë procesin e të mësuarit tek fëmijët.