Paralelisht me seancën parlamentare, opozita do mbajë portestën e radhës para Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e tjera mbështetësit e PD dhe LSI u nisën drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë para Parlamentit.

Që në mëngjes policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ishtë gati të hiqte dorë nga mandati i presidentit për të zgjidhur krizën aktuale politike si dhe të mos lejonte instalimin e një junte ushtarake.

Artikulli paraprakSHENDETI – ARDIAN DAJTI
Artikulli tjetërSHQIPTARËT PO VARFËROHEN! BIE PASURIA NË RAPORT ME PBB-NË