Policia e Beratit ka zbuluar 441 kg kanabis, kokainë, heroinë, granata në shtëpinë e një 47-vjeçari me iniciale L.B. Vetë pronari i tyre nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim.

Policia e Beratit njoftoi se zhvilloi operacioni e koduar “Kalaja” prej ku shpalli në kërkim 47-vjeçarin L.B, banues në Berat. Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e L.B në lagjen “13 Shtatori” ku gjeti 441 kg kanabis të përpunuar në formën e çokollatës ,

2.5 kilogramë heroinë, një sasi kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive si dhe peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.