Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion gjatë gjithë natës në luginën e Nartës kundër peshkimit të paligjshëm. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen e Peshkut, OMP.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe disa varka janë sekuestruar, pasi përdoreshin për gjueti të paligjshme.

Operacioni erdhi pas denoncimeve të vazhdueshme nga peshkatarët e ligjshëm që kanë pasur deri edhe përplasje fizike me persona të paautorizuar për të peshkuar dhe që përdornin mjete të ndaluara nga ligji për ligji. Detajet e opeacionit pritet të jepen nga Policia.

Gjuetia e paligjshme e bëri të pamundur jetën e flamingove në këtë zonë, të cilët shtegtuan pas prishjes së habiteteve të tyre. Kohët e fundit ata kanë nisur të ripopullojnë sërish zonën, por gjuetarët e paligjshëm mbeten ende kërcënim për ta.

Në total janë sekuestruar 17 varka pa dokumentacion përkatës, ndërsa janë shoqëruar dy persona.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016.