Tre shtetas shqiptarë e një italian kanë rënë nën pranga nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.

Operacioni i koduar “bukë e miell” i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; L.Dana 54 vjeç, djali i tij A. Dana 29 vjeç, nipi F. Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjec, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.

54 vjeçari shqiptar L. Dana merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij A. Dana e nipi F.n Ismaili ishin korrierët e shitjea së drogës.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Sipas policisë italiane kokainë e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.

Artikulli paraprakMETA PROPOZON VITORE TUSHËN PËR KRYETARE TË KLSH-SË
Artikulli tjetërSHOFERJA 21-VJEÇARE E DEHUR BËN AKSIDENT DHE LARGOHET NGA VENDI I NGJARJES