Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e seancave plenare edhe këtë të enjte.

Burime thanë se opozita e bashkuar do të mblidhet këtë të enjte në Vlorë, si mesazh rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin, ndersa vendimi pritet te merret ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.

Kryedemokrati Basha ka deklarauar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.