Fondet e qeverise per Shkodren, por jo vetem edhe bashkite e tjera te djatha, duket se nuk përbëjnë problem për opozitën në Shkodër.

Rasti më i fundit, i vizitës së kryeministrit, por nga ana tjetër edhe denoncimi që shpesh here i eshte bere ne media nga Bashkia e Shkodrës, duket se nuk i intereson Partise Demokratike te Shkodres. Asnje reagim, as në janar, as në mars, e as në gusht, kur fondet e rajoneve u shperndare per Bashkite ne rang vend. Asnje deklarate, qofte edhe ne rrjetet sociale, nuk ka sjelle reagimin e eksponenteve te PD-se se Shkodres, per te ngritur zerin ndaj padrejtesise qe i eshte bere bashkise se Shkodres, apo edhe Bashkise Vau Dejes, te cilat ne listen e fondeve te shperndara nga Qeveria Shqiptare, jane renditur nga fundi. Star Plus, publikoi edhe nje resolute te Bashkise Shkoder, drejtuar qeverise shqiptare ne lidhje me fondet qe i ka dhene kesaj bashkie, nderkohe ne seline blu, nuk ka asnje reagim. A eshte kjo opozita që po behet ne Shkoder, ndaj qeverise e cila e ka renditur shkodren, ne te njejtin nivel me divjaken, belshin, apo edhe me Vorën, Kolonjën Maliqin dhe , dhe krahasohet me Bashkitë Ura Vajgurore, Finiq. Megjithate pa hyre ne politike, Shkodra ka reaguar gjithnje ndaj padrejtesive, dhe ngelet gjithnje ne doren e te tjereve te vendosin nese kjo eshte e drejte apo jo, a duhet nje reagim apo jo, ndaj padrejtesive qe po i behen bastioneve te Partise Demokratike, nderkohe qe selia blu ende nuk ka nje reagim zyrar.

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, NISIN LËVIZJET E DREJTORËVE TË PS
Artikulli tjetërINTERSHIP I TË RINJVE NË BASHKINË SHKODËR