Ashtu sikur paralajmëroi seancën e javës së kaluar, opozita e re ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për rastin e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit javën e kaluar.

Dy opozitarët, Ralf Gjoni i zgjedhur nga listat e LSI-së dhe demokrati Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin në seancën e ditës së enjte do të ‘marrin në pyetje’ ministrin duke i kërkuar shpjegime për grabitjen e datës 9 prill.

Opozita e re kërkon sqarime për planin e masave të policisë së shtetit dhe agjencive të tjera për ruajtjen e rendit publik. Kërkesa është firmosur nga 10 deputetë të opozitës.

Në seancën e kaluar, Ralf Gjoni i kërkoi ministrit Lleshaj që nëse kapen autorët dhe nuk gjenden paratë brenda 2-3 javëve të japë dorëheqjen.

Artikulli paraprakBRUKSELI SËRISH THIRRJE KOSOVËS: TË PAKTËN, PEZULLOJENI TAKSËN PËR SERBINË
Artikulli tjetërARRESTOHET ISH-KOMANDOJA, SHPËRNDANTE VIDEO ME PËRMBAJTJE TERRORISTE