Opozita nuk do të marrë pjesë në fillimin e sesionit të ri parlamentar. Ky është vendimi që është marrë nga mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij.

Mësohet se ata do të udhëtojnë drejt Shkodrës ku në 3 muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje mafioze.

Në mbledhjen e paradites, kreu demokrat Lulzim Bashas ka bërë një përmbledhje të gjithë situatës politike duke theksuar se çmontimi i lidhjeve të krimit që sipas tij ka qeveria dhe zyrtarë të lartë do të jetë fokusi i opozitës.

Basha u ka kërkuar deputetëve që kjo vëmendje të mos shfokusohet nga asnjë zhvillim tjetër.Basha ka thënë gjithashtu se në fokus të opozitës do të jetë denoncimi i rasteve korruptive dhe inisiativa ligjore.

Një prej tyre është amendimi i ligjit anti-mafia.Në orën 13, Basha ka thirrur një mbledhje me aletatët kryesorë edhe pse disa prej tyre si Ndoka dhe Mediu ishin dhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Përfaqësues të Opozitës pritet që të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër pasditen e sotme si mesazh qëndrese kunder krimit

Artikulli paraprak75 VITE NGA LUFTA E REÇIT
Artikulli tjetërVRASJA E FUNDIT, 15 TURISTË U RREZIKUAN NGA PLUMBAT