Paralelisht me seancën plenare në Kuvend, opozita e bashkuar po zhvillon mbledhjen e paralajmëruar në Vlorë.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë aleatët e PD-së, LSI dhe PDIU. Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe të tjerë deputetë të opozitës.

Në këtë mbledhje mungojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Vangjel Dule.

Basha: Gjykata dhe prokurori s’ka, shteti ka rënë. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Janë një dhe vetëm 1. Rama i shërben Shullazit në qeli dhe në liri. Kjo s’mund të jetë zgjidhja për vjedhjen me ligj që po bëhet sot në Teatër.

Cili është roli i opozitës parlamentare? Çfarë mund të bëjmë ne duke u rikthyer në kuvend, vetëm fasadën e krimit. Taulant Balla, Fatmir Xhafaj të lidhur me krimin. Parlamenti është marrë peng nga bandat e lidhura me krimin.

Norma kushtetuese dhe ligjore për të pastruar politikën. Duket qartë se Edi Rama nuk e do Vettingun në politikë. Vettingu në politikë, s’mund të lejë asnjë politikan të lidhur me krimin.

Të gjithë e dinë që drogën Xhafaj e bën me vëllain. S’mjaftohet me kaq, i ka dhënë ligj për të vëllain që të kapë lojërat e fatit.