Nën një situatë të tensionuar jashtë sallës tre deputetë të rinj nga opozita i janë shtuar sot Kuvendit.

Ndërsa jashtë dëgjohen vuvuzelat e thirrjet kundër qeverisë, si dhe hidhen shashka Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj. Me betimin e tre deputetëve të rinj, në Parlament ka 95 deputetë, 16 vetëm nga opozita.

KQZ miratoi dhënien e mandatit të deputetit Ralf Gjoni, i cili do të zëvendësoje mandatin e dorëhequr të Klajda Gjoshës. Krahas Gjonit, kandidati tjetër që pritet të marrë sot mandatin e deputetit është edhe Nimet Musai, i cili do të zëvendësojë Petrit Vasilin në sallën e Kuvendit.

Me keto qe betohen sot Parlamenti shkon 98, kurse opozita shkon ne 16 deputete.

Pak minuta para se të hynte në sallë, Gjoni përfaqësues i LSI-së u sulmua me një shiringë me bojë jashtë banesës së tij. Gjoni u shpreh se sulmi ishte porositur nga lart, por se kjo gjë nuk do ta ndalte në qëllimet e tij.

Artikulli paraprak55 VJET ARKIV I FORCAVE TË ARMATOSURA, XHAÇKA: ROJTAR I KUJTESËS HISTORIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, DËSHTON DY HERË MBLEDHJA E KËSHILLIT