Opozita po proteston para Kryeministrisë për largimin e tij nga pushteti, ndërkohë që Edi Rama ka zgjedhur që të zhvendoset në Berat në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ në një takim me 200 operatorë turistikë. Takimet në këtë qark kryeministri Rama i nisi dje, ndërkohë që do të vijojnë edhe sot dhe nesër.

Gjatë fjalës në Berat ministri Blendi Klosi sulmoi opozitën për protestën e sotme në Tiranë. “Mundi do të fitojë mbi çjerrjet e protestës së Tiranës. Meqë e duan me Zot, edhe Abaz Aliu do ta bekojë këtë, Berati do të kthehet në atraksion duan apo nuk duan ata në Tiranë” tha Klosi.

Artikulli paraprakSHBA-UKRAINË, BASHKËPUNIM PËR TË PENGUAR AGRESIONIN E RUSISË
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, NIS MARSHIMI DREJT KRYEMINISTRISË