Në një kohë që në seancën e Kuvendit po diskutohet projekt buxheti për vitin 2019 si dhe paketa fiskale, opozita e bashkuar e ka bojkotuar serish, ndërsa ka zhvilluar një bashkëbisedimin paralel për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Lulzim Basha tha se rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për ekonominë dhe se buxheti i vitit 2019 është buxhet i pasurimit të oligarkëve dhe i vjedhjes.

Opozita do bëjë publike buxhetin që vjedh dhe zhvat taksat e shqiptarëve. Dhënia e koncesioneve 10 oligarkëve. Rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për sektrorët e ekonomisë.

Shqipëria ka nevojë për një buxhet realist që të ndalë largimin masiv të shqiptarëve, pasi 1 në 6 shqiptarë po largohet nga vendi. Buxheti 2019 është buxheti i vjedhjes dhe pasurimit të oligarve”- tha Basha.

Ndërkohë deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se me këtë buxhet, prioritet i kësaj qeverise duket se është pastrimi i parave dhe koncesionet për oligarkët.

Ku kanë shkuar të gjithë taksat e rritura të Ramës? Nuk ka shkuar as në bujqësi as në shëndetësi, por për pasurimin e oligarkëve. Kemi bërë mbi 100 amendamente.

Sot Kuvendi thotë se opozita nuk bën propozime. Me këtë buxhet që ka harruar duket sikur është buxheti i fundit i Rilindjes.

Unaza e Tiranës me 40 mln euro për 2 kilometra. Prioritet është pastrimi i parave dhe koncesionet për oligarkët”– tha Tabaku.