Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare me 25 Maj. Pasi mblodhi forumet në selinë e PD-së për të diskutuar mbi aksionin opozitar, kreu demokrat Lulzim Basha doli në një deklaratë për gazetarët ku tha se protesta e gjashtë kombëtare kundër qëverisë do të mbahet më 25 maj.

Paraditen e sotme lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me aleatët e vegjël, më tej me Kolegjin e kryetarëve dhe pasdite me Kryesinë dhe ish-deputetët.

Deri tani opozita ka zhvilluar pesë protesta kombëatre dhe disa të tjera para parlamentit, ndërsa ka bllokuar edhe rrugët dy herë, teksa pritet se cfarë do të ndodhë më tej, pasi PD dhe LSI-ja nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e procesit në 30 qershor.

Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e djeshme, lideri demokrat tha se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha tha se vendi është në kushtet grushtit të shtetit.

Basha: Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit.

Artikulli paraprakÇESK MILLJA RIKTHEHET PREFEKT I QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërNJË FILM SHQIPTAR ARRIN TË BËHET PJESË ZYRTARE E FESTIVALIT TË KANËS