Oratori Don Bosko, kthehet në pikë referimi gjatë stinës së verës për femijet, pasi cdo vit është kthyer në traditë hapja e lojrave verore.

E tillë ka qënë, edhe e hëna në oratorin Don Bosko në Shkodër. Drejtuesi i këtij oratori, Dom Bledar Huba, në një intërvistë për mediat është shprehur së në këtë ambjent fëmijët gjejnë gjithcka. 850 është numri i fëmijeve qe janë pjesë e këtij oratori gjatë këtij viti, ndërkohë që e vecanta është edhe harmonia mes besimeve. Qendra Don Bosko, operon prej vitesh në Shkodër, dukë qënë një pikë takimi e të rinjve në Shkodër, brezave të cilët kanë një hapësirë ku të zbaviten, në një qytet ku hapësirat mungojnë .