Eshte organizuar per te dytin vit radhazi nga Klubi Letrar ‘’Ndoc Gjetja’’, Takimi Poetik Kombetar ‘’Fjollë dashnie’’ me autorë të rinj nga gjithë hapsira shqiptare.Ne kete edicion moren pjese 23 autore te rinj te cilet recituan poezitë e tyre në amfiteatrin e Kishës së Eufemisë ne Kallmet te Lezhes.

Viktor Gjikola Kryetar i klubit letrar Ndoc Gjetja, tha se aktivitete te tilla rrisin me shume vlerat e poeteve te rinj ne krijimet e tyre.Gjikola vuri ne dukje edhe neglizhencen qe i bejne institucionet aktivitet te Klubit Letrar ‘Ndoc Gjetja’

Për poezitë më të mira juria dha Çmimin ‘’Fjollë dashnie’’ , me të cilin u vlërësuan autorët e rinj.

Ky takim ishte prologu I programit të veprimtarive të Klubit Letrar, I cili perpos aktiviteteve promovuese të traditës së pasur letrare, do dëshmojë se Lezha ka një realitet kreativ kunkurues me vlerat më të mira të njësisë nacionale.

Gjithashtu në programin e këtij viti është dhe takimi me poet mërgimtarë dhe botimi I antologjisë ‘’ Metaforë malli’’ , duke kulmuar me Takimin Poetik Kombëtar ‘’Ora e muzës. Lisusus, 2019’’ në datëlindjen e poetit kombëtar Gjergj Fishta.