Organizohet ne qender te Shirokes “Dita e liqenit” aktivitet i kthyer tashme ne tradite.

Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi foli per projektin e BE per rivitalizimin e liqenit.

Sipas Ademit jane 12 mlm euro qe do te financohen per liqenin.

Vetem pak dite me pare Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka prezantuar me detaje projektin per Liqenin e Shkodres duke ju premtuar shkodraneve se ky projekt do te perfundoje brenda 18 muajve.

Ky projekt do ta transformojë zonën në një perlë turistike dhe do të nxjerrë në dritë pasurinë kulturore e historike të zonës së liqenit në funksion të rritjes së turizmit, ekonomisë, punësimit e mirëqenies.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të veprojë me këtë zonë, ashtu si me lungomaren në Vlorë, për ta transformuar plotësisht nga realiteti që ofron sot një prej zonave më të bukura të Shkodres turistike.

Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit. Për zbatimin e këtij projekti do të ndërhyhet nga inspektoriati ndërtimor, ku janë parashikuar të prishen 13 objekte.

Zona natyrore, nga ana tjetër, do të zërë pjesën e mbetur të perimetrit të liqenit me qëllim ruajtjen e hapësirës natyrore, rikthimin e zonave të dëmtuara dhe rinovimin e ambientit që rrethon restorantet në liqen.

Artikulli paraprakGOLAT E ‘SHQIPONJAVE’ NDAJ SERBISË, “NEW YORK TIMES”: NDESHJE E NGJYROSUR ME HISTORI DHE POLITIKË
Artikulli tjetërDERISA KONTRATA TË NA NDAJË…SI PO RRITEN MARRËVESHJET PARAMARTESORE NË SHQIPËRI