Bashkia Shkodër ka organizuar panairin përmbyllës për promovimin e vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit me 11 njësitë administrative, i mbajtur në sheshin para bashkisë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se qëllimi është vazhdimi i zhvillimit të produkteve të fermerëve.

Nosh Lumaj është një kovaç i cili bën shumë materiale si kjo që është e ndërtuar për të zënë në kurth ujkun ose delen e egër.

Mine Bushaj edhe pse 75 vjeçe nuk i ndahet punimeve me dorë. Ajo tregon vështirësitë dhe se vajzat e reja nuk po e trashëgojnë ashtu siç duhet duke bërë që tradita të humbasë.

Gjon Kosteri ka ardhur nga njësia Shosh e Dukagjinit. Të gjitha produktet e tija, si arra, lejthitë, rakia apo të tjera siguron se i ka bio por për fatin e keq asnjë fermer i Dukagjinit nuk mund t’i tregtojë për shkak se mungon rruga dhe transporti për ta është i shtrenjtë.

Panairi përmbyllës ka vijuar edhe me disa aktivitete të tjera ndërsa është ndërthurur edhe me elementë kulturor duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT TË ZHGËNJYER ME PARLAMENTIN
Artikulli tjetërKRIJUESJA E AUDIOLIBRIT E FTUAR NË FESTIVALIN LETRAR