Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.

Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve autobusi i përfshirë në aksident po transportonte nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksidenti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 1-0 ME ERZENIN
Artikulli tjetërBLIC NË BURGJE, KAPEN 22 DOZA DROGË TË GËLLTITURA DHE 4 CELULARË TË FSHEHUR NË ELEKTROSHTËPIAKE