Zyra e OSBE-së në Tiranë dënon me forcë sulmin e sotëm ndaj gazetares Klodiana Lala dhe kërkojnë që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Reagimi: “Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”.

Banesa e prindërve të gazetares Lala u sulmua me kallashnikov në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Artikulli paraprakARRESTOHET 52-VJEÇARI, LËVIZTE ME ARMË ZJARRI, IU GJETËN 35 FISHEKË ME VETE
Artikulli tjetërFRANCEZËT PROTESTOJNE KUNDËR DEPORTIMIT TË FAMILJES SHQIPTARE