Energjia elektrike në plazhin e Velipojës nuk do të mungojë. Koordinatori i OSHEE për rajonin e veriut Rezart Isufi jep këtë siguri.

Në errësirë mund të qëndrojnë vetëm fshatrat e Velipojës që s’kanë lidhje me pjesën e plazhit.

Ndërtimet e reja të plazhin e Velipojës e kanë detyruar OSHEE-në që të marrë masa për furnizimin me energji elektrike.

Linjat aktuale nuk e përballojnë ngarkesën e shtuar nga objektet e reja ndaj OSHEE thotë koordinatori Isufi është detyruar që të investojë në rrjetin Bushat-Velipojë.

Përveç numrit shtesë të punonjësve të OSHEE koordinatori Isufi thotë se në shtator të këtij viti për Velipojën do nisë puna për ndërtimin e një fidri të ri për furnizimin me energji elektrike.

OSHEE ka në vëmendje edhe zona tjera turistike për përmirësim të furnizimit me energji elektrike për të ofruar një shërbim sa më të mirë për pushuesit vendas dhe të huaj.

 

Artikulli paraprakNË LIQEN DO LEJOHEN VETËM VARKA ME TARGA
Artikulli tjetërKALAJA E ROZAFËS ME MURE “TË REJA“