Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se përmes 1700 punonjësve në gatishmëri është arritur në 24 orët e fundit përmirësimi i situatës së furnizimit me 75%, duke rikthyer kështu energjinë elektrike për 16574 abonentë në rang vendi, kryesisht rural.

OSHEE deklaron se situata megjithatë paraqitet shqetësuese në fshatrat e thellë të Librazhdit për shkak se rrugët janë të pakalueshme nga dëbora. Por pavarësisht kësaj, OSHEE njofton se ka dërguar elektricistë drejt zonave si Stebleva, Qarrisht dhe Kostenjë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën gjithashtu me dije se pritet përmirësim i situatës për 250 abonentë nga 4500 që kanë fshatrat e Librazhdit.

Njoftimi i plotë i OSHEE
OSHEE Sh.A është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike. Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore, duke atakuar nyjet kritike të rrjetit, kryesisht atë rural të thellë.
Përmes 1700 punonjësve në gatishmëri, arritëm në 24 orët e fundit të përmiresojmë situatën e furnizimit me 75%, duke rikthyer energjinë elektrike për 16574 abonentë në rang vendi, kryesisht rural.

Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, por shqetësim për OSHEE vijon të mbeten fshatrat e thellë të Librazhdit. Këto zona shtrihen në terrene të vështira, malore dhe larg qendrës.

Rrugët janë të pakalueshme, magjithatë OSHEE ka derguar elektricistët me këmbë drejt zonave si Stebleva, Qarrisht, Kostenje, etj., rrjeti elektrik i të cilava, me vjatësi prej 60 km, është dëmtuar prej dëborës, me përcjellësa të këputur, traversa të thyer dhe shtylla të rënë.

Brigadat e OSHEE janë terren dhe pritet përmirësim i situatës për 250 abonentët (nga 4500 që kanë këto fshatra)

Artikulli paraprakQËLLOI BASHKATDHETARIN ME THIKË ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërSHOQERONIN FADROMËN PËR HAPJEN E RRUGËS NGA DËBORA, PËSOJNË AKSIDENT ME MAKINË