Një fluks i lartë abonentësh të OSHEE për të paguar faturat e energjisë elektrike edhe në Shkodër ka bërë që drejtoria e përgjithshme të marrë një vendimpër të lënë hapur sportelet edhe gjatë kësaj fundjave.

Gjon Bala koordinator i zonës nr 3 në Shkodër shprehet se është menduar që sportelet të mbahen hapur edhe në këtë fundjavë në mënyrë që abonentët të paguajnë në kohë faturat e energjisë elektrike për të shmangur kamatvonesat.

Bala përveçse se tregoi qëndrimin hapur të sporteleve foli edhe për defektet e ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Shkodrës duke thënë se vijon puna për riparimin e tyre.

Sa i përket stinës së dimrit koordinatori Bala u shpreh se duke parë investimet që po bëhen mund të përballohet pa probleme të mëdha.

Ditët e fundit disa lagje dhe fshatra të ndryshëm qëndruan pa energji elektrike por pas ndërhyrje së OSHEE situata po shkon drejt normalizimit.