OSHEE në Shkodër ka nisur një investim prej 31 milion lekësh për përmirësimin e furnizmit me energji elektrike në fshatin turistik të Thethit në zonën e Dukagjinit.

Një gjë të tillë e konfirmon koordinatori i OSHEE për veriun Rezart Isufi ndërsa pranon edhe problematikën e asaj zone.

Koordinatori Isufi deklaron se Thethi ka patur probleme me energjinë elektrike edhe për shkak të një linje prej 15 kilometër që është vjedhur në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe nuk është ndërhyrë.

Projekte për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike ka edhe në disa zona të tjera malore të qarkut Shkodër ku ka numër të lartë turistësh.

Këto investime në rrjetin elektrik vijnë edhe në kuadër të 100 fshatrave të shpallur nga kryeministri Rama për investime në kuadër të zhvillimit të turizmit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE