Oshee vijon kontrollet për zbatimin e ligjit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku në fokus nuk janë vetëm debitorët, por edhe abonentët që dyshohen për vjedhje të energjisë.

Nga kontrollet e fundit, janë zbuluar 5 raste të vjedhjes në mënyrë flagrante të energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, në qytetin e Shkodrës dhe të Durrësit etj.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se në Shkodër janë konstatuar 3 familjarë për vjedhje të energjisë elektrike , si dhe kanë cenuar sistemin matës ku në vijim do të procedohen penalisht.

Ndërsa në qytetin e Durrësit janë proceduar dy persona , të cilët janë shpallur në kërkim në çastin e konstatimit të vjedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të policisë së shtetit dhe të hetimit.

Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizimi me energji elektrike pa patur kontratë me oshee, si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë për ndërprerje si debitore.
Rastet me dokumentacionin përkatës i janë përcjellë organeve kompetente.