Në harkun kohorë të një jave nga puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHE-së “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike” janë evidentuar 47 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 47 autorë. Në të gjithë vendin kanë operuar çdo ditë 95 grupe të përbashkëta të Policisë me OSHEE-në dhe kanë kryer kontrolle në 5.109 raste.

Në të gjitha këto raste janë arrestuar në flagrancë  24 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .Janë  shpallur në kërkim 8 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 15 persona. Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 888 lidhje të abonentëve debitorë dhe 47 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 84 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.