OSHEE: JU UROJMË NJË VIT TË MBARË, PUNONJËSIT NË GADISHMËRI.Operatori I shperndarjes se energjise elektrike ne Shkoder, ka reaguar rreth akuza te PD-se.

Sipas OSHEE-se, behet me dije se Qyteti Shkoder nga ora 20.00 te dates 31.12.2014 dhe ne vijim, eshte furnizuar rregullisht dhe pa nderprerje me energji elektrike. Problematike ka patur Nenstacioni Shkodra 1, e cila eshte riparuar nga brigada e avarise dhe nuk ka patur asnje nderprerje energjie. Komuna Guri i Zi me daten 31.12.2014, pas ores 20.00 e gjithe komuna ka qene e furnizuar me energji elektrike pa nderprerje, pavaresisht kushteve te veshtira te motit. Komuna Berdice nuk ka patur nderprerje energjie per asnje moment ne te gjithe zonen. Komuna Gomsiqe ka patur nderprerje energjie pasi furnizohet nga linja Puke, e cila per efekt te kushteve atmosferike, ka patur nderprerje energjie, ndersa edhe ne keto momente, vazhdon puna per riparimin e avarive. Komuna Postribe per arsye te defektit ne Nenstacion dhe te linjes eshte furnizuar pa nderprerje qe nga ora 21.00 e dates 31.12.2014 dhe ne vazhdim. Zona e Komanit, Komuna Temal, per arsye te rreshjeve te bores dhe ngricave ka patur nderprerje te energjise elektrike ne disa zona te caktuara por nga grupet e punes se OSHEE-se, vazhdon puna per eleminimin e tyre pavaresisht kushteve te veshtira te motit. Komuna Bushat me date 31.12.2014 ka patur nderprerje, por pas ores 20.00 e gjithe zona ka marre energji elektrike pa nderprerje. Komuna Ana e Malit dhe Velipoje kane patur nderprerje te energjise elektrike pas ores 23.00 per shkak te defektit ne linjen 35 kv, defekt i cili eshte riparuar me dare 01.01.2015 ne mengjes nga grupet e avarise dhe te mirembajtjes. Ashtu sic edhe gjate dates 31.12.2014, edhe ne keto dite te para te vitit 2015, grupet e avarise se OSHEE-se vazhdojne te jene te gatishmeri per riparimin ne kohe te defekteve. Momentalisht, ne Qytetin Shkoder nuk ka asnje avari apo defekt, ndersa ne zonat malore vazhdojne intensivisht punimet per riparimin e defekteve. OSHEE- Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike- Njesia Shkoder, garanton te gjithe qytetaret se jane bere, po behen dhe do te behen te gjitha perpjekjet per te garantuar furnizimin me energji elektrike jo vetem gjate diteve festive, por edhe gjate gjithe vitit. Sjellim ne vemendje se problemet me energjine elektrike jane te trasheguara ne vite dhe jane pasoje direkte e mungeses se investimeve ne sistemin e shperndarjes. Se fundi, thuhet ne deklaraten e OSHEE u kujtojme zedhenesve dhe drejtuesve te kesaj force politike, e cila paraqitet aq shume e shqetesuar per fatet e qytetareve, qe te mos abuzojne duke shpifur si gjithmonë, por te japin shembullin e tyre qytetar, duke paguar faturat e energjise se selise se tyre ne Shkoder, e cila rezulton debitore ndaj OSHEE Njesia Shkoder.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/dmDJEOVB5XM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]