AKSIONET MË SHUMË PËR TË FUTUR FRIKËN SE SA NJË VENDOSMËRI. Plan veprimi kombëtar për ndëshkimin e atyre që abuzojnë me energjinë elektrike duket se më shumë ishte një shfaqje e radhës e qeverisë se sa një vendim serioz për t’i shkuar deri në fund. Të paktën kështu po rezulton për qarkun e Shkodrës. Prej gati një muaji vala e arrestimeve apo shpalljes në kërkim dhe procedimit penal për që abuzonin me energjinë elektrike ka rënë ndjeshëm.

Ndoshta kjo për shkak se ato aksione të ndërmarra me pompozitet në ditët e para ishin më shumë një shoë për të frikësuar qytetarët se sa një vendosmëri i Operatorit të Shpërndarjes për Energjinë Elektrike. Në ditët e para policia e Shkodrës në bazë të kontrolleve intensive të OSHEE arrestoi rreth 15 persona, disa të tjerë u shpallën në kërkim dhe po ashtu nisën me dhjetra procedime penale. Pothuajse të gjithë këta persona ishin jashtë fushës së biznesit ku abuzimet të paktën nga akuzat e opozitës thuhet se janë më të mëdha. Është e çuditshme se si asnjë ndërmarrje e madhe, asnjë biznes apo fabrikë e madhe nuk ka ra pre e këtyre aksioneve. Të vetmit që u ndëshkuan dhe që vazhdojnë të jenë në burgun e Shën Kollit në Lezhë duke pritur vendimet e gjykatës janë qytetarë të thjesht. Kryeministri Rama pati deklaruar se fillimisht do të niset me bizneset e në fund me qytetarët por ai deklarim mbeti vetëm në fjalët që kreu i qeverisë tha. U arrestuan qytetarë të thjeshtë një pjesë edhe me një ekonomi jo të mirë ndryshe nga pohimet e kryeministrit. Kjo shfaqje e OSHEE duket se do të mbetet më shumë sa për të frikësuar abontët sepse që nga 4 nëntori e deri më tani pra për 20 ditë janë arrestuar vetëm 2 shtetas dhe një është shpallur në kërkim. Ndërkohë që në ditët e para të aksioneve u arrestuan rreth 15 shtetas. Sidoqoftë herë pas here OSHEE bën aksione për energjinë si ai i sotmi në qendër të qytetit por mesa duket janë aksione vetëm për të bërë pak zhurmë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/UCjoMnFf-wo?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]