NË 24 ORË, 1 I ARRESTUAR, 1 NË KËRKIM 1 NË GJËNDJE TË LIRË. Operatori i shpërndarjes se energjisë elektrike ne Qarkun e Shkodrës vijon aksionet per te ndëshkuar te gjithë ato persona te cilët kane vjedhur energjinë elektrike.

Sipas te dhënave qe ofrohen nga policia e Shkodrës behet me dije se filloi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  Shkelzen Delija, vjeç 36, banues në Shkodër, sepse në bashkëpunim me specialistet e OSHEE- se në Lagjen « Danjel Matlia », pranë lokal Bar – Kafe « Emigrant », ne pronësi te këtij shtetasi, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu filloi proçedimi penal ne gjendje të lirë për  shtetasit  Tonin V., vjeç 38, banues në Shkodër, sepse në bashkëpunim me specialistet e OSHEE- se në banesën e tij,  është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Po ashtu gjate se dielës  u be arrestimi në flagrancë i shtetasit  Nikolin Shqau,  vjeç 36, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër sepse në bashkëpunim me specialistet e OSHEE- se në banesën e tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/w49t-LNdNSk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]