Drejtori i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor Arvit Osja ka bërë një inspektim në qendrën shëndetësore numër 4 në lagjen “Guerrile” në qytetin e Shkodrës për aplikimin e kartave të shëndetit dhe shërbimeve të tjera.

Nga ajo qendër drejtori Osja i bëri thirrje qytetarëve që të mos dynden vetëm tek poliklinika e qytetit për të aplikuar për kartat e shëndetit por edhe në pika të tjera në mënyrë që të ulet fluksi. Ecuria me aplikimin e kartave të shëndetit në Shkodër është pozitive shprehet drejtori Osja teksa synohet të arrihet në masën 60% të popullatës. Shpërndarja e aplikuesve në të gjitha pikat për kartat e shëndetit do të ulte fluksin në qendër të qytetit pranë poliklinikës duke i ardhur më shumë në ndihmë qytetarëve.

Artikulli paraprakBUSHATI NE GREQI, TAKOHET ME PRESIDENTIN GREK: TE HEQIM LIGJIN E LUFTES
Artikulli tjetërBY-PASSI KTHEN NË “KENETE” LIQENIN E SHKODRËS