“Oskari dhe Zonja Rozë” rikthyen në teatrin “Migjeni” aktoren e madhe shkodrane dhe shqiptare Roza Anagnosti. Kjo pjesë që vjen nga Eric Emmanuel Schmitt, përkthyer nga Sesilia Plasari dhe me regji të Kiço Londo përcjell mesazhe të forta.

Oskari që luhet nga Franc Bregu është një djalë që vuan nga leukemia dhe ndodhet në prag të vdekjes. Atij nuk ia thotë askush ndërsa Zonja Rozë që luhet nga Roza Anagnosti me shumë dashuri e shoqëron djaloshin deri në ditën e fundit të jetës që përkon me Krishtlindjen

Mjeshtrja e Madhe Roza Anagnosti është e lumtur që rikthehet në qytetin e saj.

Mesazhi i dramës shprehet Roza Anagnosti është i fortë ndaj edhe spektatori duhej që të ishte më i madh në numër në teatrin “Migjeni”.

2018 është viti i aktores së madhe Roza Anagnosti edhe në teatrin kombëtar eksperimental duke bërë që të vijë me disa shfaqje të saj duke qenë sërish e mrekullueshme në skenën e teatrit.

 

 

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LAÇ-MILOT, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërSHKODËR, VËLLIMI POETIK “MA GJENI NJË DIELL”