Drejtoria e Tensionit të Lartë vijon punën në linjën 35 kV Shkodra 2 – Velipojë, kur kane mbetur edhe dy shtylla, nga 12 gjithësej te evidentuara ne nyjet kritike te kesaj linje.
Punimet janë drejt perfundimit dhe po realizohen ne kuader te masave te OSHEE për sezonin turistik.

Sakaq, sipas vendimit te marre se fundmi, jane anulluar punimet e parashikuara për daten 6 korrik per shkak te rritjes se fluksit te pushuesve ne fundjave, per tu zhvilluar te marten e dates 10 korrik.

Punimet ne linjen 35kV Shkodra 2 – Velipoje, do te zhvillohen gjate oreve te para te mengjesit, 04:00 deri ne oren 07:00, vendim ky qe lehteson efektin e mungeses se energjise elektrike gjate kesaj kohe.

Zonat që preken nga mungesa e energjise elektrike janē:
Ish-komunat Oblikë, Berdicë, Dajç, Velipoje dhe plazhi Velipoje, Hidrovoret Cas dhe Vilu.
Fshatrat: Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarze, Mbi Suke, Zues, Oblikë dhe Muriqan.