Magjistratët e diplomuar të cilët ishin në pritje për t’u bërë prokurorë e gjyqtarë padisin në gjykatë Kryeprokuroren Arta Marku, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Ministrave për mos emërimin e tyre në post.

Padia është depozituar më 26 shtator 2018 në gjykatën administrative të apelit aty ku pritet që gjyqtarja Elvana Cicolli të vendosë nëse do pranoj padinë e magjistratëve të cilët duan të bëhen pjesë e sistemit apo do pranojë prapësimet e të paditurve që kërkojnë rrëzimin e saj.

Magjistratët  shprehen se padia lidhet me faktin se prej korrikut ata nuk marrin më pagesë por nga ana tjetër as nuk emërohen edhe pse ka vende bosh.

Pak kohë më parë ishte KLD dhe Kryeprokurorja Marku që sqaruan arsyet e msodekretimit me faktin se ligji i ri nuk ja u njeh këto kompetenca të cilat i kanë kaluar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.