Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,

pas padisë që ka dorëzuar ditën e djeshme, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-policit të PD, Florenc Hoxha.

Burime  bëjnë me dije se Balla ka shkuar në prokurori për të dorëzuar prova të reja për këtë padi. Kryetari i grupit të PS i ka akuzuar për kallëzim të rremë dhe për shpifje, Bashën, Salianjin dhe Hoxhën.