Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë pagën nga paketa e dytë ekonomike, 40 mijë lekë.

Denaj apelon që subjektet e parashikuara të vijojnë të aplikojnë deri më 5 qershor teksa thotë se deri tani 87% e subjekteve të parashikuara kanë aplikuar.

STATUSI

🟢Lezhë – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta

Në disa biznese të zonës, ku punonjësit janë përfitues të Paketës së e Zgjeruar 40,000 lekë, bazuar në ndryshimet e fundit që miratoi qeveria dhe për të apeluar që subjektet me afat deri në 5 qershor të aplikojë për punonjësit, të cilët ende s’kanë marrë dot mbështetjen financiare👇

✅Deri tani 87% e subjekteve të parashikuara kanë aplikuar pranë Administratës Tatimore

🟢Ftojmë të gjithë bizneset të aplikojnë deri në datë 5 Qershor për të siguruar mbështetje për punonjësit e tyre në llogarinë e deklarimit elektronike në e-Filing, https://efiling.tatime.gov.al/ nga subjektet punëdhënës.

Artikulli paraprakAVDULLAH HOTI SHPALLET KRYEMINISTËR I RI I KOSOVËS! QEVERIA E KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA-MINORITETET
Artikulli tjetërSHBA PRANGA 50-VJEÇARIT NË SHKODËR, STAR PLUS MERR PAMJET