Pagat e ulëta si dhe papunësia kanë detyruar një pjesë të qytetarëve Shkodranë që të shohin si mundësi punësimi sektorët në vendin fqinj, sic është Mali i Zi për të jetuar dhe mbajtur familjet.

Ky fenomen po konstatohet në shumë fshatra të Shkodrës një ndër ta edhe ai Shtoj i Vjetër ku për shkak të të ardhurave të ulëta banorët po detyrohen që të kërkojnë punë në Mal të Zi. Këtë na e konfirmon vetë kryetari i këtij fshati Lutfi Drini sipas të ciliot paga ditore në Mal të Zi varion prej 20-25 euro dita

Nga ana tjetër kryetari i këtij fshati thotë se sigurimi i I të ardhurave nga bujqësia është zero , dhe ky është edhe një prej shkaqeve që banorët po shikojnë mundësinë e punësimit në vendin fqinj

Ndërkohë largimi i banorëve ka ndikuar negativisht edhe në fuqinë punëtore, ku vetë familjet rezidente vuajnë për të patur krah pune.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRËS, HIQET MESATARJA PËR ARTET
Artikulli tjetërUJËRAT E ZEZA, AMBASADORI GJERMAN: INVESTIME NË SHKODËR