Spitali Rajonal i Lezhes do te jete nje nder spitalet ne vend qe deri ne qershor te ketij viti do te pajiset me aparatura te reja qe do te permirsoje sherbimet spitalore.

Jane 4.5 milion euro te cilat do te fuqizojne spitalet rajonale per te kryer sherbime me te specializuara qe aktualisht nuk kryhen per mungese pajisjesh.

Kete e ka konfirmuar nga Lezha ministerja e shendetsise Ogerta Manastirliu sipas te ciles instalimi i ketyre aparaturave sebashku me sherbimet e integruara do te permirsojne ndjeshem sherbimet shendetsore.

Drejtori i spitalit te Lezhes Leon Kaza ka konfirmuar se pritet fillimi i procesit te planifikimit te sterilizimit per instrumentat kirurgjikale qe do te thote me shume siguri dhe performance dhe cilesi me e mire per ata qe do te kryejne nderhyrje kirugjikale.

Ministerja e shendetsise ishte ne lezhe per te inspektuar investimet e kryera ne kete spital me qellim fuqizimin e tyre per te dhene me shume sherbime qytetareve afer banesave te tyre.