Dy projektligjet e qeverisë shqiptare për ndryshime në Ligjin e Medias Audiovizive dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike, kanë hasur në kundërshtimin e Partisë Demokratike.

E në këtë vazhdë, sot, PD iu drejton një letër institucioneve ndërkombëtare, përfshi këtu, SHBA dhe BE se qeveria po cënon lirinë e medias në Shqipëri.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët.

“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure.

Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias,

komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”- thuhet në letrën e znj Vokshi për ndërkonbëtarët.

Artikulli paraprakKINEMATOGRAFIA E PAS VITEVE ’90-TË NË SHQIPËRI, REGJISORI: FILMI ËSHTË NË AGONI
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA E QEVERISË NË ELBASAN