Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë kundër nismës së qeverisë për regjistrimin e portaleve. P

ërmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thotë se Rama kërkon regjistrimin e portaleve për t’i shantazhuar më pas për të vrarë të vërtetën.

AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën.

Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP.

Paketa anti shpifje e inicuar nga kryeministri Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si ‘fantazma’ pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Ndërsa dje AKEP, Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare publikoi një listë me portalet e paregjistruara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online, pasi në të kundërt do të bëhet mbyllja e cdo portali të paregjistruar.

AKEP u ka kërkuar të gjitha mediave online të regjistrohen tek Qendra Kombëtare e Biznesit si cdo aktivitet tjetër që ka të ardhura dhe ka për detyrë të paguajë sigurime shoqërore të gazetarëve.

Shumë media online janë pajisur me Nipt dhe shume të tjera janë duke pajisur sipas legjislacionit

Artikulli paraprakAKUZAT E PD PËR BALLËN NË PE, RAMA NXJERR MESAZHIN E EURODEPUTETIT: E TMERRSHME DHE E PADËGJUAR, JAM PA FJALË
Artikulli tjetërPRINCI I MONAKOS NIS VIZITËN DY DITORE NË SHQIPËRI, PRITET NGA META