Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare për punonjësit dhe bizneset që përfitojnë nga paketa II e ndihmës ekonomike.

Në raportin e sotëm, Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se numri i bizneseve që kanë aplikuar është 28,544 dhe numri total i punonjësve është 87,722.

Ndërkohë deri tani janë aprovuar ndihmat financiare për 27 113 biznese dhe 75 923 punonjës dhe janë refuzuar 55 biznese dhe 371 punonjës. Ndërsa në proces janë 1,388 biznese dhe 11 428 punonjës.

Artikulli paraprakTAKSITË NË SELANIK JANË TË PAJISURA ME MBUROJA ANTIVIRUS
Artikulli tjetërPENTAGONI PUBLIKON 3 VIDEO TË UFO-VE