Policia amerikane thotë se ata kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt një bombë të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në Nju Jork.

Pakoja-bombë u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i Soros, i cili alarmoi autoritetet para se ta zhvendoste atë në një zonë të pyllëzuar, thotë policia.

Vetë miliarderi nuk ndoshej në shtëpinë e tij në qytetin e Bedford në Uestchester County në kohën e incidentit, sipas raporteve.Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

“Një punonjës i rezidencës hapi paketën, duke zbuluar atë që duket të ishte një mjet shpërthyes”, tha një zyrtar i Departamentit të Policisë.Zyrtarët thonë se policia mori një telefonatë për një pako të dyshimtë në orën 15:45.

Incidenti është duke u hetuar nga FBI. Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për shkak të mbështetjes së tij për kauzat liberale dhe demokratët.

Artikulli paraprakSHKODËR, DY BASHKI VIZITOJNË ZYRËN ME NJË NDALESË
Artikulli tjetërSTUDIMI, SHKODRANËT SHPENZOJNË MË SHUMË SE EUROPIANËT