Policia e New Yorkut thotë se ka bërë një shpërthim të kontrolluar të një letre bombë që është gjetur në shtëpinë e miliarderit George Soros në shtetin e New Yorkut.

Pakoja është zbuluar në një kuti postare nga një punonjës i zotit Soror i cili më pas kishte telefonuar autoritetet përpara se ta dërgonte atë më pas në një zonë të pyllëzuar aty afër.

Incidenti i pasdites së të hënës po hetohet nga FBI.