Shpërndarja e një serie pakosh me bomba 12 personave të profilit të lartë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro,

ka bërë që FBI të vijojë kërkimet intensive, ndërsa mësohet se është arrestuar një person i dyshuar. Pako të ngjashme iu dërguan ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Joe Biden dhe Gerorge Soros.

Mëngjesin e sotëm hetuesit u përqendruan në një zyrë postare në Miami e ndërsa besojnë se të paktën një prej pakove-bombë ishte dërguar nga Florida. FBI-ja nuk ka bërë publike detaje të hetimit të saj.

Mbrëmjen e së enjtes u evakuua edhe qendra “Time Uarner” në Nju jork, pas njoftimeve për një pako të dyshimtë, që rezultoi më vonë një alarm fals. Në ndërtesë gjenden zyrat e rrjetit televiziv CNN, që mori një pako-bombë një ditë më parë.

Ekzaminimet e të gjitha pakove vazhdojnë ndërkohë në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias. Zyrtarët nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse pakot kanë qenë të gatshme të shpërthenin, por thanë se po i trajtojnë ato si bomba të dyshuara.

Sidoqoftë, zyrtarët e FBI-së thanë se pluhuri i bardhë që u gjet në pakon dërguar CNN-it nuk përbënte një kërcënim biologjik. Seria e alarmeve për bomba nisi të hënën, kur një pajisje e dyshuar u gjet në kutinë postare të biznesmenit miliarder, George Soros, një prej donatorëve më të mëdhenj të Partisë Demokratike.